Pamje shokuese vijnë nga Ukraina. Sipas Daily Mail, trupat ruse hapën zjarr mbi banorët vendas që po largoheshin.
Pamjet e rënda vijnë nga Irpini, në rrethinat e Kievit. Trupat ruse bombarduan një zonë të populluar.
Edhe pse duhej të ishte një korridor i gjelbër për të siguruar largimin e civilëve, viktima mbetën njerëzit e pafajshëm me valixhe në duar.
Rusia theu armëpushimin e parashikuar, ndërsa SHBA thotë se ka dyshime se Kremlini ka kryer krime lufte gjatë pushtimit të Ukrainës.