Qeveria e Kosovës mori vendim që nga data 7 deri më 18 prill të mbyllet gastronomia, qendrat tregtare dhe të startohet me orë policore nga ora 22:00 deri në ora 05:00.
Por me këtë vendim të Qeverisë për mbyllje nuk janë pajtuar që nga fillimi përfaqësuesit e gastronomisë, hotelerisë e përfaqësues të tjerë.
Është vetë Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi i cili ka folur rreth efektit negative që pandemia COVID-19 dhe masat që u morën i sollën bizneseve kosovare, më konkretisht sektorit të gastronomëve.
Kllokoqi ka shkruar në Facebook se bashkë me kryetarin e Odës së Hotelerisë së Kosovës dhe kryesinë e Shoqatës kanë zgjedhur rrugën e bashkëpunimit me institucionet, me shpresën se edhe katër ditë do të dalin nga kjo krizë,
“Asgjë s’ka ndodhë çka pritet të ndodhë”, tha ndër të tjerash Kllokoqi.
Postimi i plotë:
Që 400 ditë tu e ngritë zanin e gastronomëve për padrejtësi, që një muaj tu punu me e gjetë zgjidhjen për t’ardhmen që do t’na gjejë këtë vit… Asgjë s’ka ndodhë çka pritet të ndodhë në qoftëse nuk e hapim verën!
Plazhet mërgata do t’i bëj në Kroaci, Mal të Zi, Shqipëri, etj. Dasmat në Shëngjin e Kuks. Nejat dhe klubet do t’i orientojmë në Durrës e Dhërmi. Infuzionin tonë kryesor do ta humbim: R E M I T E N C Ë N
Në mes të protestës, fyerjes, penalizimit, ne po e zgjedhim bashkëpunimin dhe konsultimin.
Si kryetar i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, ftova për të na u bashkuar në kërkesat tona, kryetarin e Odës së Hotelierëve të Kosovës, Hysen Sogojeven, dhe kryesinë e Shoqatës. Të bashkuar për me çu përpara dhe mbrojt interesat e përbashkëta.
Krejt bashkë drejtuar Qeverisë, që së bashku të dalim nga kjo krizë që padrejtësisht më së shumti na dëmtoi dhe vazhdon të na dëmtojë ne.
Urojmë që këto 4 ditë do të gjejmë një rrugë të përbashkët me Qeverinë e Kosovës për të dalë nga kriza, në të kundërtën virusin e “parandaloni”, veç në fundvit mos vajtoni për zbrazjen e vendit nga rinia, sikur ikja e dikurshme nga stacionët e autobusëve!