Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, ka njoftuar se nesër pritet të hyjnë në fuqi masat e reja.
Siç ka bërë të ditur shoqata, nuk do të ketë masa të reja, por ato që janë do të minimizohen , përfshirë heqjen e orës policore sikur edhe lirimi i masave për sektorin e gastronomisë.
“Pas konsultimeve me Ministrinë e Shëndetësisë, sot janë dhënë propozimet për lirimin e masave në gastronomi dhe heqja e orës policore të cilat pritet të hyjnë në fuqi nga nesër.
Nga kjo javë përfaqësuesit e SHGK-së dhe të Ministrisë së Shëndetësisë jemi duke shqyrtuar bashkarisht që të mundësojmë sa më shpejtë hapjen e Klubeve të Natës dhe lejimin e organizimit të ahengjeve”, thuhet në njoftimin e tyre.