Zëdhënësi i Shtabit Zgjedhor të AAK-së në Prishtinë, Kushtrim Xhemaili ka thënë se përveç nëndegës së parë të PDK-së e cila dje iu bashkua vizionit të AAK-së dhe kandidatit për kryetar, Daut Haradinaj, pritet shpejt që të bashkohen edhe personalitete tjera të shquara në Kryeqytet, transmeton Kosova Post.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Xhemaili ka thënë se nëndega e parë që dje iu bashkua AAK-së, është ndër nëndegët më të suksesshme dhe më aktive në Kryeqytet.
“Dje, vizionit tonë për Prishtinën që e duam iu bashkua edhe Nëndega e parë e PDK-së në Prishtinë, e njohur si Nëndega e Lagjes së Spitalit. Kjo nëndegë e udhëhequr nga z. Fetah Sopi është njëra ndër nëndegët më të sukseshme dhe më aktive në Kryeqytet, e cila prej tash e tutje të gjithë kapacitetin e saj si nëndegë do ta vë në dispozicion të vizionit tonë, që Prishtina të jetë e para me Daut Haradinajn Kryetar”, ka shkruar Xhemajli.
Postimi i plotë: