Ambasadori serb në Uashington Marko Gjuriq deklaroi sot se “kjo vjeshtë do të sjellë ndryshime të shumta” në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe një numër të madh njerëzish që e njohin personalisht atë por edhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton Kosova Post.
Gjuriq tha për TV Happy se deri në fund të pranverës së vitit të ardhshëm, do të kemi “grupin pro serb tre ose katër herë më të madh se deri më tani”, grup i cili sipas tij është “shumë i rëndësishëm për ndikimin e Serbisë”.
Ai njoftoi gjithashtu hapjen e një misioni tregtar serb në bregun perëndimor të Amerikës, si dhe një ndërtesë të re të ambasadës serbe në Uashington.
“Pas shpërbërjes së ish -Jugosllavisë, ne mbetëm pa hapësirë në Uashington, aktualisht ambasada është në disa ambiente jo shumë të mëdha me qira në periferi. “Serbia do të marrë një shtëpi krenarie në Uashington brenda pak muajsh,” tha Gjuriq.
Ai tha gjithashtu se ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey, “po bën një punë të shkëlqyeshme për marrëdhëniet serbo-amerikane”./Kosova Post/