Pas fitores së Kombëtares së Kosovës ndaj Lituanisë me rezultat 1:0 në stadiumin “Fadil Vokrri”, kryeministri Albin Kurti, shprehet krenar me lojën e kombëtares së Kosovës.
Ndërsa përgëzon Dardanët me llojen e bukur, kryeministri Kurti thekson edhe rëndësinë e fitores dhe frymën luftarake të ekipit.
“Mbrëmë mjaftoi goli i hershëm për të fituar ndeshjen. Djemtë tanë e përmbyllen këtë cikël me fitore, ndërsa na presin mundësi të tjera për t’u promovuar tutje. Na kanë kënaqur me lojën e bukur, e krenar me qëndrimin e pathyer. Suksese tutje!”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Kjo fitore e vendos Kosovën në vendin e dytë në grup me 12 pikë, ndërkohë që ende nuk është regjistruar rezultati i ndeshjes së ndërprerë me Rumaninë.