I pari që konfirmoi kandidimin e tij për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës ishte Anton Quni.
Por kandidaturën e tij, pas Qunit e konfirmuan edhe dy kandidatë të tjerë nga LDK-ja.
Mbrëmë është konfirmuar edhe kandidimi i Lutfi Hazirit, i cili njëherësh është dhe i pari i Komunës së Gjilanit si dhe kandidimi i Lumir Abdixhikut.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës sot është theksuar se përpos këtyre tre kandidatëve tashmë të konfirmuar, pritet që në ditët në vazhdim të konfirmohen edhe disa emra të tjerë të kandidatëve.
“Dëshirojmë ta njoftojmë anëtarësinë e LDK-së, se deri më tani kanë paralajmëruar kandidaturat për kryetar të LDK-së, z. Anton Quni, nënkryetar i LDK-së dhe kryetar i degës së LDK-së në Prizren, z. Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, kryetar i komunës së Gjilanit dhe i degës së LDK-së në Gjilan dhe z. Lumir Abdixhiku, anëtar i Kryesisë së LDK-së. Në ditët në vijim priten paralajmërime edhe të kandidatëve tjerë”, u tha nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Duhet përkujtuar që pas rezultatit tejet të ulëta të LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit, Isa Mustafa dha dorëheqje nga drejtimi i LDK-së, ndërsa pritet që të dielën më 14 mars të mblidhet Kuvendi i LDK-së, ku edhe do të votohet për të parin e partisë pas zhvillimeve të fundit.