Franca u bë vendi i tretë me më shumë të infektuar nga korona në botë pas Indisë dhe Brazilit, me 85,000 raste të regjistruara në 24 orët e fundit, transmeton Kosova Post.
Sipas Ministrisë Franceze të Shëndetësisë, një total prej më shumë se 4,939,000 njerëz në këtë vend janë diagnostikuar me sëmundjen Covid 19.
Ministria Franceze e Shëndetësisë gjithashtu njoftoi se me vdekjen e 345 personave të infektuar me virusin Korona në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i vdekjeve në këtë vend u rrit në 98,065 njerëz.
Aktualisht rreth 31,000 pacientë të korona ndodhen në spitalet franceze, 6,000 prej të cilëve janë në njësinë e kujdesit intensiv. Sipas statistikave dhe treguesve; Vala e tretë e virusit në Francë është pothuajse jashtë kontrollit. Mjekët janë detyruar t’i japin përparësi trajtimit të pacientëve për shkak të tejkalimit të kapacitetit të spitaleve.
Ministria Franceze e Shëndetësisë gjithashtu ka njoftuar se kulmi viral do të vazhdojë për dy javët e ardhshme. E gjithë kjo vjen 110 ditë pas fillimit të vaksinimit dhe 10 ditë pas fillimit të karantinës së tretë kombëtare në Francë.
Pesë stadiume franceze të futbollit kanë rekrutuar njerëz për vaksinime dhe ushtria ka nxituar tu vijë në ndihmë organizatave shëndetësore duke ngritur qendra trajtimi.