Ndihmës sekretarja e Shtetit të SHBA-së për Evropë dhe Azi, Karen Donfried, pas vizitës në Kosovë do të qëndrojë për vizitë në Beograd këtë të martën.
Ajo bashkë me zëvendësndihmës sekretarin, Gabriel Escobar, që është edhe i dërguar amerikan për Ballkanin Perëndimor, do të priten nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, raportojnë mediat serbe.
Kjo vizitë e tyre në Serbi bëhet pas qëndrimit që patën në Kosovë, e ku takuan krerët më të lartë shtetërorë.