Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas ngjarjes në Skenderaj, ku Albin Kurti u pengua ta mbajë tubimin me qytetarër atje, ndërsa ka thënë se nuk na ka hije të mbajmë zgjedhje të rrethuar me polici, shkruan Kosova Post.
Tutje ka shkruar Mustafa në Facebook se ‘Zgjedhet janë shprehje e lirë e qytetarëve për parlamentin e tyre. Nuk na ka hije të mbajmë zgjedhje të rrethuar me polici, me njësi speciale… zgjedhe nën tytat e armëve, njëzatenjëvjet pas çlirimit!?
‘Zgjedhjet me dhunë nuk janë zgjidhje. Askush s’është i pari nëse duhet të barikadohet për t’u takuar me qytetarët dhe askush nuk e meriton të dal i pari, në qoftë se mendon se një komune apo një territor është pashallëk i tyre’, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Postimi i plotë i Mustafës:
Zgjedhet janë shprehje e lirë e qytetarëve për parlamentin e tyre. Nuk na ka hije të mbajmë zgjedhje të rrethuar me polici, me njësi speciale… zgjedhje nën tytat e armëve, njëzatenjëvjet pas çlirimit!?
Zgjedhjet me dhunë nuk janë zgjidhje. Askush s’është i pari nëse duhet të barikadohet për t’u takuar me qytetarët dhe askush nuk e meriton të dal i pari, në qoftë se mendon se një komune apo një territor është pashallëk i tyre.
Dhuna prodhon dhunë. Më së paku demokraci. Me protagonistët e dhunës dhe kërcënimeve, në hygjymin e tyre për pushtet, po rrëshqasim keq në hasmëritë e kohës së viteve të pasluftës. Kjo nuk na nevojitet. Çdo fitore e tillë eventuale, e kujdo qoftë, është humbje.
Kosovës i nevojiten zgjedhje demokratike, jo popullizëm i shfrenuar! IM