Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur takimin që ka zhvilluar me emisarin amerikan, Gabriel Escobar dhe përfaqëuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Haradinaj, ka shkruar në Facebook se në këtë takim ka ripërsëritur përkushtimin për një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke me kufijtë ekzistues.
“Kam ripërsëritur përkushtimin tonë për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse Ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke në kufijtë ekzistues dhe respekton rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, gjë që mund të arrihet vetëm me rolin aktiv të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ksa shkruar Haradinaj në Facebook.
Postimi i plotë:
Kam zhvilluar një takim sot, me emisarin amerikan Shkëlqesinë e tij Gabriel Escobar Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë dhe Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi dhe Çështje të tjera të Ballkanit Perëndimor, Shkëlqesinë e tij Miroslav Lajçak. Gjithashtu ishte kënaqësi ta takoja Ambasadorin e ri amerikan në Kosovë, Shkëlqesinë e tij Jeffrey M. Hovenier.
Kam ripërsëritur përkushtimin tonë për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse Ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke në kufijtë ekzistues dhe respekton rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, gjë që mund të arrihet vetëm me rolin aktiv të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjithashtu i falënderova për angazhimin e tyre, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, për Republikën e Kosovës.