Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bën të ditur se në takimin që pati me ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan, e falënderoi atë për mbështetjen e Turqisë ndaj Kosovës në çdo etapë.
Tutje , presidentja Osmani theksoi se me kryediplomatin Fidan folën për potencialin e bashkëpunimit, përfshirë fushën e politikës së jashtme dhe mbrojtjes.
“Me ministrin diskutuam për potencialin e bashkëpunimit përfshirë fushën e politikës së jashtme dhe mbrojtjes, si dhe fusha të tjera të interesit të ndërsjellë. Forcimi i partneritetit midis Kosovës dhe Turqisë mbetet përkushtim i përbashkët”, u shpreh presidentja Osmani
Ministri turk, Fidan, përveç Osmanit, gjatë ditës u takua edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurti dhe homologen e tij, Donika Gërvalla dhe me komandantin e KFOR-it Ozgan Utulas.