Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis zhvilloi mbrëmë një bisedë telefonike me presidentin e sapozgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump.
Zyra e shtypit në qeverinë greke informon opinionin se diseda mes dy liderëve zgjati rreth 10 minuta dhe u zhvillua 6 ditë pasi republikani Trump fitoi zgjedhjet presidenciale.
Sipas burimeve qeveritare, gjatë bisedës, kryeministri grek nënvizoi rëndësinë e partneritetit strategjik greko-amerikan për stabilitetin dhe sigurinë mes dy vendeve.
Më tej Mitsotakis theksoi se pret një bashkëpunim të ngushtë me administratën e re amerikane për çështjet dypalëshe me interes rajonal dhe ndërkombëtar, shkruan A2CNN.Sakaq zbulohet se Mitsotakis i bëri ftesë Donald Trump për të vizituar Greqinë.