Inspektorati Policor i Kosovës dhe hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë arrestuar një qytetar me dyshim se ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit”, transmeton KosovaPost.
Veprimet janë koordinuar me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, dhe masa e ndalimit është përcaktuar për 48 orë. Hetimi është iniciuar nga IPK-ja nën udhëzimin e Prokurorisë së Gjakovës, pasi dyshohet se qytetari ofroi 1000 Euro zyrtarit policor. Hetuesit do të vazhdojnë veprimet hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit për të zbardhur të gjitha rrethanat e lidhura me këtë rast.