Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e jashtme, Donika Gërvalla se po përdorin buxhetin e qytetarëve të Kosovës për të mbajtur tubime politike në mërgatë.
“Kjo qeveri tani po e kthen shtetin dhe burimet e tij në mjete për përfitime partiake. Qëllimi i tyre është mëse i dukshëm. Kjo sjellje e qeverisë është e papranueshme dhe e turpshme”, ka thënë Çitaku gjatë një konference për media.
Tutje ajo ka thënë se ky është tentim për manipulim të diasporës, teksa tha se mërgimtarët meritojnë respekt.
“Në fushatën e tyre kryeministri dhe ministrja e jashtme po kalojnë çdo kufij. Diplomatët të cilët duhet t’u shërbejnë çdo qytetari, po detyrohen që të organizojnë tubime partiake duke keqpërdorur pozitën zyrtare. I bëjë thirrje çdo diplomati që mos t’i nënshtrohet këtij abuzimi”, theksoi ajo.rtk.