Gjithçka gati për mbajtjen e Konventës së 10-të të Partisë Demokratike të Kosovës, ku do të zgjedhet kryetari i ri.
Kandidat i vetëm për këtë pozitë është Memli Krasniqi.
Në zgjedhjen e kryetarit të ri të PDK-së do të marrin pjesë 794 delegatë.
Kjo është hera e parë që Partia Demokratike e Kosovës, mban konventën zgjedhore pa praninë e dy ish-liderëve Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, të cilët po gjykohen në Hagë si të akuzuar për krime të luftës.