Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi pohon avancimin e Rusisë dhe të Kinës në rajonin tonë.
Në takimin e ministrave të vendeve të Aleancës së NATO-s, në Bruksel, ministri Niko Peleshi, deklaroi se: “Këto dy vende po avancojnë objektivat e tyre strategjikënë ne Ballkanin perendimor, nëpërmjet lidhjeve historike, kulturore, ekonomike, apo dje ndikimit te tyre në shtete apo pjesë të rajonit”.
Ministri shqiptar i Mbrojtjes kërkoi gjithashtu bashkëpunim nga NATO, në rastet kur ushtria serbe i afrohet kufirit të Kosovës.
“Ngjarjet e fundit të ndodhura në veri të Kosovës nuk janë dhe nuk duhet të trajtohen si të izoluara. Ne jemi dëshmitarë të një modeli shqetësues që na prezantohet nga pala serbe, e cila vijon të pajiset me sisteme moderne armatimi nga Rusia dhe Kina, sterviten bashkerisht dhe siç ishim dëshmitarë së fundmi, dërgoi trupa ushtarake në kufirin me Kosovën, të cilët u ‘bekuan’ edhe nga ambasadori rus në Beograd. Në këndvështrimin tonë ky është një mesazh shumë shqetësues, të cilit Aleanca duhet t’i kushtojë rëndësinë e duhur. Shqipëria të gjithë ne në NATO apo në BE, duhet të jemi të kujdesshëm që në rastin më të mirë t’i ‘kalibrojmë’ qasjet dhe deklaratat që të mos mbeten të paqarta kur ushtria serbe i afrohet kufirit të Kosovës, e cila është në të drejtën e saj dhe i duhen njohur përpjekjet për të siguruar rend dhe siguri për të gjithë qytetarët. Kosova nuk është as çerek shteti, as gjysmë shteti, por shtet në kuptimin e plotë të fjalës”./a2news