Sinjalet e dhëna nga lideri ukrainas Zelensky për rrjedhën e luftës dhe negociatat me Rusinë dhe zhvillimin e fshehtë të bisedimeve shkaktuan panik në SHBA dhe Evropë, transmeton Kosova Post.
Duke qenë se rezultati i negociatave mes dy vendeve do të ndikojë edhe në sigurinë e Evropës, marrëveshjen që do të bëjë Zelenski janë një kuriozitet i madh për Perëndimin.
Sot është dita e 24- të e pushtimit të Ukrainës Nga Rusia, ndërsa lufta, e cila filloi nën hundën e Evropës, arriti të shkojë përtej asaj që pritej. Përballë rezistencës befasuese të ushtrisë dhe popullit ukrainas, presidenti rus Putin është i zemëruar me zgjatjen e procesit dhe lëvizjet e pasuksesshme të trupave të tij, ndërsa situata në frontin e liderit ukrainas Zelensky është edhe më e ndërlikuar.
Rritja e numrit të të vdekurve në vendin e tij e detyron Zelenskyn të bëjë lëshime ndaj Rusisë për t’i dhënë fund konfliktit shkatërrues, por udhëheqësi ukrainas nuk ka ndërmend të kapitullojë ende. Nga ana tjetër, elementët bazë të negociatave të paqes mes dy vendeve mbeten sekret për liderët amerikanë dhe evropianë, përcjell Kosova Post.
Derisa bisedimet sekrete midis negociatorëve rusë dhe ukrainas mbajnë çelësin për t’i dhënë fund konfliktit, vendimet e marra mund të kenë implikime më të gjera për sigurinë evropiane. Nëse presidenti rus Vladimir Putin mund të përdorë forcën ushtarake për të detyruar ndryshime politike në Ukrainë, ai mund të përdorë të njëjtën taktikë diku tjetër.
Shtetet anëtare të NATO-s janë kundër një marrëveshjeje paqeje që i bën shumë lëshime Putinit, nga frika e mesazhit dhe shkeljet e ligjit ndërkombëtar. Për më tepër, çdo marrëveshje tjetër e mundshme do të përfshinte mbështetjen ehde nga Perëndimi, e cila do të duhet të heqë sanksionet ndaj Moskës në këmbim të tërheqjes së forcave ruse nga Ukraina.
Diplomatët perëndimorë thonë se perspektiva e një marrëveshjeje afatshkurtër duket e zymtë, por sinjalet e përziera të Zelenskit ngrenë shqetësime për rrjedhën e negociatave.
Sinjalet e përziera që dha Zelensky ndezën gjithashtu një panik ende të pashprehur mes liderëve perëndimorë. Një zyrtar i lartë amerikan tha: “Nuk ka asnjë tregues nga ana jonë se ukrainasit po tërhiqen për momentin, ata duan të luftojnë .” Kur zyrtari u pyet për mesazhet optimiste të Ukrainës rreth negociatave, ai tha: “Ne jemi të hutuar edhe për këtë. Ne po marrim mesazhe të përziera,” tha ai./KosovaPost/.