Mimoza Kusari Lila, deputete dhe u.d e Shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, e bëri të ditur se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, u mor vendim për seancën e radhës, përpara se deputetët të shkojnë në pushim vjetor, raporton Kosova Post.
‘Të enjten më 12 gusht do të jetë seanca e fundit e sesionit pranveror…” – sqaroi ajo, duke shtuar se fillimisht do të shqyrtohen pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara.
Ndërkaq, në seancën e re pritet të votohen marrëveshjet ndërkombëtare, “siç është ajo për marrëveshjen mes Qeverisë së Kosovës dhe Hungarisë”.
Po ashtu një ndër pikat, sipas Kusari – Lilës, mbetet zgjedhja e auditorit të përgjithshëm të Kosovës./KosovaPost/