Më shumë se 2 000 fëmijë lindën gjatë muajit mars në Kosovë

Vetëm gjatë muajit mars kanë lindur 2 mijë e 042 fëmijë. Por dhe gjatë këtij muaji vazhdojnë të prijnë me numër meshkujt. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), nga 2 mijë e 042 lindje të regjistruara, 1 mijë e 049 janë meshkuj dhe 948 femra.

“Në muajin Mars 2024 janë regjistruar 2 042 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 094  lindje janë meshkuj dhe 948 lindje janë femra”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Ndërsa, janë regjistruar gjithsej 876 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej vdekjeve të regjistruara, 471 janë meshkuj dhe 405 janë femra.

Në muajin Mars 2024 janë regjistruar gjithsej 1 238 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 149 raste.

“ASK-ja do të vazhdojë me grumbullimin e të dhënave përmes pyetësorëve të veçantë statistikorë, për Lindjet DEM-1, Vdekjet DEM-2, Kurorëzimet DEM-3, dhe Shkurorëzimet SHK-1, sikurse deri më tani. Grumbullimi i të dhënave vazhdon të bëhet çdo muaj dhe do të shërbejë për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative”, njofton ASK.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika