Ka përfunduar seanca e së martës në Gjykatën Speciale, ndaj Salih Mustafës, në të cilën ka dëshmuar Fatmir Humolli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje të Kuvendit të Kosovës.
Humolli do të vazhdojë dëshminë e tij të mërkurën. Ai është dëshmitari i fundit në rastin e Salih Mustafës.
Mbrojtja e Salih Mustafës ka pasur një polemikë me Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS) rreth dëshmitarit.