Në Krushë të Madhe të Rahovecit, po përkujtohet masakra që bënë forcat serbe me 26 mars te vitit 1999. Ne këtë ditë përkujtimore, me krushjanët janë bashkë, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
Atë ditë në këtë fshat te Rahovecit, u vranë, u masakruan, u dogjën e pastaj u zhdukën 241 persona.
Nga ajo ditë ende figurojnë të zhdukur 64 persona mes tyre edhe atdhetari Ukshin Hoti.