Në ceremoni morën pjesë ambasadori i Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.
Përkujtohen ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë
Ambasada Britanike në Prishtinë ka mbajtur ceremoni përkujtimore për nderimin e dëshmorëve britanikë të cilët kanë dhënë jetën në shërbim të paqes në Kosovë.
Gjatë ceremonisë u vendosën kurora me lule poshtë pllakës ku janë të shkruar emrat e ushtarëve pranë Memorialit të Dëshmorëve Britanikë në sheshin “Edit Durham” në Prishtinë.
Ky aktivitet u mbajt në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës.rtk