Tashmë kur delegatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës janë duke votuar për të zgjedhur të parin e kësaj partie, nga LDK-ja kanë rikujtuar diçka.
Në faqen e Lidhjes Demokratike të Kosovë në Facebook janë publikuar dy fotografi të realizuara sot, të Lutfi Hazirit me Besian Mustafën si dhe të Lutfi Hazirit me Lumir Abdixhikun.
Që të tre janë kandidatë për kryetar të LDK-së, ndërsa që të tre janë deklaruar se presin që delegatët të zgjedhin udhëheqësin e kësaj partie.
Nga LDK u tha se “Kjo është LDK-ja”, derisa shfaqen fotografi të shumta të kandidatëve gjatë procesit të votimit të sotë.