Lajmin për ekzekutimin e presidentit të Haitit Jovenel Moïse, e ka dhënë kryeministri i vendit, shkruan Kosova Post.
Presidenti i Haitit, Jovenel Moïse, është vrarë në shtëpinë e tij, sipas kryeministrit të vendit.
Një deklaratë nga kryeministri i përkohshëm i Haitit, Claude Joseph, tha se sulmi vdekjeprurës ndodhi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.
“Një grup individësh të cilët nuk janë identifikuar, disa prej të cilëve flisnin spanjisht, sulmuan rezidencën private të Presidentit të Republikës dhe plagosën për vdekje” shkroi Kryeministri Joseph./KosovaPost/