Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Liri Loshi ka qenë mbrëmë në tubimin e VV-së në Skenderaj, ku edhe ndodhi incidenti nga aktivistët e PDK-së.
Ai, ka dhënë disa detaje rreth asaj vizite, ndërsa ka shkruar në Facebook se Albin Kurti erdhi pa makina të policisë, por vetëm me dy vetura private në të cilat ishin edhe kandidatët tjerë të VV-së.
Ai thotë se Albin Kurtin në Drenicë e ruan populli i vet.
Postimi i plotë:
Unë isha mbrëmë në një odë në lagjen Babaj të Llaushës me profesorin Ramiz Spahiu, i cili ka qenë komandant për moral i batalionit të parë të brigadës 112, ku unë përveç si mjek dhe reporter kam udhëhequr sektorin e moralit. Ramizi tash është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje. Bashkë me Ramizin po prisnim të vinte Albin Kurti. Ai erdhi i pashoqëruar nga policia. Ishte me dy makina civile, të cilat bashkë me të bartnin edhe pesë kandidatët e LVV-së për deputet. Pastaj shkuam bashkë për Skenderaj. Nuk kishte makina shoqëruese të policisë. Nuk është e vërtetë se Albini erdhi në Drenicë me njesitë speciale, siç u raportua rrejshëm mbrëmë nga dy zyrtarë të PDK-së. Albin Kurtin në Drenicë e ruan populli i vet.