Në memorialin “Bllaca’99”, në Han të Elezit, është përuruar “Muri i Kujtimit”.
Në qendër të kësaj vepre është vendosur fotografia e famshme e Sherife Lutës me vajzën e saj, teksa po ikte nga ushtria serbe.
Protagonistja e fotografisë mori pjesë në këtë organizim që i solli mjaft kujtime, njofton Klan Kosova.
Përgjegjësi i projektit, Jahja Lluka, tha se kjo vepër do të shërbejë edhe më shumë për ruajtjen e memories kolektive.
Përveç fotografisë, në mur janë shkruar edhe statistika të shpërnguljes së shqiptarëve përmes kufirit Kosovë-Maqedoni e Veriut, si dhe thënie të politikanëve botërorë për luftën e viteve 1998-1999.
Asokohe, gjendja e të shqiptarëve në Bllacë ishte shumë e rëndë.
Muri i Kujtimit është i gjatë 15 metra, ndërsa i gjatë 2.7 metra.