Përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë fillojnë sot një dialog dy-ditor në nivel teknik në Bruksel, me ndërmjetësimin e të dërguarit special Miroslav Lajçak, transmeton Kosova Post.
Delegacioni nga Kosova udhëhiqet nga , zëvendëskryeministri i parë, njëherësh kryenegociatori Besnik Bislimi, kurse delagacioni i Serbisë udhëhiqet nga drejtori i Zyrës për Kosovën dhe Metohinë, Petar Petkoviq.
Pra fillimit të takimit, përfaqësuesi i delegacionit të Serbisë Petar Petkoviq, deklaroi se “ne nuk po kërkojmë asgjë të re apo të pamundur, por vetëm zbatimin e marrëveshjave të arritura”.
Tutje, Petkoviq , tha për RTS nga Brukseli se përgjegjësia për këtë, përveç Prishtinës, i takon edhe BE -së, e cila, si ndërmjetës në dialog, nënshkroi Marrëveshjen e Brukselit dhe të gjitha marrëveshjet e tjera që duhet të respektohen.
Ndryshe, bëhet e ditur se takimi trepalësh do të mbahet nesër.
Sipas mediave pritet që Beogradi të insistojë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani, dhe mbi të gjitha i referohet formimit të Bashkimit të Komunave Serbe.
Për më tepër, temat e të zhdukurve janë energjia, liria e lëvizjes. Megjithatë, nuk pati një marrëveshje mbi temat në takimet e mëparshme, as në nivelin teknik dhe as në atë politik.
Nuk ka dyshim se qëllimi është të arrihet njëfarë përparimi në këtë dialog teknik.
Gjithashtu bëhet e ditur se takimi i nivelit të lartë politik për dialogun Kosovë-Serbi do të mbahet po këtë muaj por pa sakësuar data./Kosova Post/