Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, në një intervistë dhënë gazetës që e mbështet regjimin e Aleksandar Vuçiqit, “Novosti”, përveç asociacionit, ka folur edhe për marrëveshjet e Brukselit, ndërsa ka theksuar se sikur dialogu me Kosovën të zhvillohej me ndërmjetësimin e Këshillit të Sigurimit, Serbia do të ishte në pozicion më të mirë, transmeton Kosova Post.
I pyetur nëse tani është koha që marrëveshjet e Brukselit të shpallen të pasuksesshme dhe negociatat të kthehen në kujdesin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Petkoviq tha se Serbia po paguan targën e veprimeve të ish-qeverisë, të cilët e transferuan dialogun në Bruksel.
“Nuk ka dyshim se sot do të kishim një pozicion shumë më të favorshëm nëse negociatat do të mbaheshin nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara, sepse atje kemi aleatët tanë tradicionalë. Megjithatë, ish-qeveria, e udhëhequr nga Boris Tadiq, Dragan Djilas dhe Vuk Jeremiq, vendosi t’i transferojë ata në Bruksel. Prandaj Serbia po paguan sot esnafin e tyre dhe ne jemi duke biseduar ku hapësira jonë për manovrim është më e vogël se maja e gjilpërës. Vetëm falë Presidentit Aleksandar Vuçiq, zëri ynë dëgjohet sot dhe ne, si vend lider, jemi në gjendje të ndihmojmë ekonomikisht popullin tonë në krahinën jugore. Kështu ndihet populli ynë dhe e di se shteti i Serbisë nuk do ta lërë kurrë në baltë”, tha Petkoviq.sh.o/Kosova Post/