I kënaqur për atë çfarë Milani i tij tregoi në derbin e Madoninës dhe me vetëdijen se drejton një skuadër të fortë. Stefano Pioli u tregua më realist se Simone Inzaghi i cili foli pak me doza tifozllëku në konferencën për shtyp pas barazimit 1-1 ndaj Interit. Për Piolin krahasuar me një vit më parë Milani i tij është rritur shumë.
“Ishte e komplikuar, e vështirë, ne vuajtëm shumë në 20 minutat e para të pjesës së dytë. Interi është i fortë, por ne kemi treguar se jemi të fortë gjithashtu. Treguam dëshirë të madhe për të dalë me një rezultat pozitiv nga ky derbi. Rritja e Milanit në krahasim me derbin e sezonit të kaluar? Eshtë normale, shikoni ndryshimin në moshën mesatare mes nesh dhe Interit në njëmbëdhjetëshen fillestare. Tani ne i luajmë ndeshjet me më shumë bindje. Interi është sigurisht ndër më të fortët në ligë, ka disa vështirësi, në disa situata ne ishim më të mirë”./SS