Të paktën 12 persona kanë mbetur të vdekur ndërsa disa të tjerë u plagosën pas një konflikti në një tempull fetar në Indi. Ngjarja ndodhi teksa pelegrinët po vizitonin faltoren e Mata Vaishno Devi në Kashmir, raporton BBC, përcjell KosovaPost.
Sipas një oficeri të lartë policie nga rrëmuja mbetën të plagosur 14 persona, të cilët u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes ndërsa kanë nisur hetimet nga autoritetet.