Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 10:00 kanë kryer kontroll në një shtëpi në Breznicë të Obiliqit, përcjell KosovaPost.
Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri dhe municion, të cilat i dyshuari i kishte ekspozuar në rrjetet sociale.
“Ndaj personit të dyshuar, janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, dhe është hapur rast për veprën: Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armëve”, thuhet në njoftim.