Policia e Republikës së Kosovës ka shtuar aktivitetet në rrugët e vendit, me qëllim të shtimit të sigurisë më të madhe në trafik, raporton Kosova Post.
PK nëpërmjet një komunikate për media, ka bërë të qartë se është duke e vënë në jetë një plan operativ për siguri më të madhe edhe në transportin publik të udhëtarëve.
Kjo është komunikata e plotë:
Prishtinë, më 16 gusht 2021
Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Kontroll të Autostradave në bashkëpunim me njësitë tjera të Divizionit të Komunikacionit Rrugor në kuadër të ngritjes së aktiviteteve të tyre në krijimin e kushteve të sigurta për pjesëmarrësit në trafik si dhe parandalimin e aksidenteve, nga data 05.08.2021 ka filluar me zbatimin e Planit Operativ “Kontrollimi i shtuar i transportit publik të udhëtarëve”.
Në kuadër të këtij plani operativ është rritur numri i pikave të kontrollit dhe si rezultat i kësaj është rritur edhe numri i ndalimeve dhe kontrollimeve të mjeteve të transportit publik të udhëtareve.
Policia e Kosovës gjatë kontrollit të këtyre mjeteve të transportit publik të udhëtareve ka hasur në kundërvajtje të ndryshme, ku në periudhën kohore nga data 05.08.2021 deri 15.08.2021 ka shqiptuar njëqind e dyzet e gjashtë (146) fletëparaqitje për kundërvajtje.
Gjatë pikave të kontrollit janë ndaluar mjete të transportit të mallrave dhe udhëtarëve, posaçërisht mjetet e transportit publik të udhëtareve- transporti me autobusë./KosovaPost/