Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja, për rastin e autobusit i cili u përfshi nga zjarri me 20 pasagjerë brenda, në magjistralen: Kaçanik – Hani i Elezit, shkruan Kosova Post.
“Është raportuar se në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezit një autobus me 20 pasagjer shtetas të Serbisë për shkaqe ende të panjohura ishte përfshi nga zjarri. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin” – thuhet ndër të tjera në raport.
Gjithashtu është raportuar se si pasojë e zjarrit autobusi është djegur në tersi dhe nuk raportohet për ndonjë person të lënduar./KosovaPost/