Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e dy të dyshuarve, të përfshirë në një vjedhje në Prishtinë, të ndodhur në shkurt të këtij viti.
“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra më Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi”, thuhet në publikimin e policisë.
Ata kanë kërkuar që për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, të kontaktohet në numrin e telefonit: 192.