Gjatë kontrolleve të ushtruara, oficerët doganorë në pikë kalimin kufitar të Jarinjes, në një automjet me targa të Serbisë kanë hasur në sasi të madhe të mallrave autopjesë të reja për vetura, përcjell KosovaPost.
Sipas Doganës së Kosovës, vlera fillestare e tyre është mbi 10,000 euro.
Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe ndaj personit përgjegjës është inicuar procedura kundervajtëse.