Policia e Kosovës ka kryer kontroll në një shtëpi në rrugën “Kollashini” në Mitrovicën Veriore.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë (pushkë ajrore), pesë kartela grafike për prodhimin e kriptovalutave me pajisje përcjellëse, 42 minera për prodhim të kriptovalutave me pajisje përcjellëse, një shtëpizë e kompjuterit një karikator i revoles, 14 fishek të revoles kalibri 9 mm, një radiolidhje, një kamerë vëzhgimi, një divijar, një vulë metalike dhe një letërnjoftim, transmeton KosovaPost.
Aparatet për prodhimin e kriptovalutave do t’i dorëzohen Doganës së Kosovës.
“Në vendin e ngjarjes nuk është hasur ndonjë person i dyshuar, mirëpo është identifikuar një person dhe i cili është me interes për Policinë që të intervistohet. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’. Duke falënderuar qytetarët për bashkëpunimin, Policia vazhdon të mbetet e përkushtuar për ofrim të shërbimeve ndaj të gjithë komunitetit pa dallim”, thuhet në njoftimin e policisë.