Polonia nënshkruan kontratë afatgjate për furnizim me gaz nga SHBA

Polonia nënshkruan kontratë afatgjate për furnizim me gaz nga SHBA

Kompania kryesore për gaz e Polonisë ka nënshkruar kontratë afatgjatë për furnizim me gaz natyral të lëngshëm nga SHBA-të në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për të reduktuar varësinë nga Rusia, transmeton AA, përcjell Kosova Post.

Kompania shtetërore PGNiG nënshkroi marrëveshje 24-vjeçare me furnizuesin amerikan Cheniere të enjten në Varshavë, në prani të Sekretarit amerikan të Energjisë, Rick Perry dhe presidentit polak Andrzej Duda.

Vlera e marrëveshjes nuk bëhet e ditur, në përputhje me fshehtësitë e marrëveshjeve të tilla të ndjeshme të energjisë.

Megjithatë, Piotr Wozniak, kryetar i Bordit drejtues të PGNiG, tha se çmimi është 20-30 për qind më i ulët se ajo që Polonia paguante furnizuesin e saj të deritanishëm “nga Lindja”, duke iu referuar Rusisë.

Udhëheqësi i partisë polake në pushtet, Jaroslaw Kaczynski tha se ishte “i lumtur që marrëveshja do të rrisë sigurinë energjetike të Polonisë”.