Në Sheshin e Prishtinës po mbahet marsh protestues në përkrahje të Palestinës pas rinisjes së konfliktit me Izraelin, transmeton Kosova Post.
Marshuesit, në dorë mbanin pankarta me mbishkrime si “Free Palestinë” dhe “Kundër Fashizmit Izraelit”
Ata kanë vazhduar nga sheshi “Zahir Pajaziti” tek ai “Skenderbeu”.
Aty janë dëgjuar thirrje si “Mos e prekni Gazën” dhe “Poshtë fashizmi i Izraelit”.
Ketij marshi i është bashkuar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani.
Ai në një deklaratë të shkurtër dhënë për media tha se “nuk është kundër Izrelit e as kundër ndonjë shteti”, por është kundër dhunës dhe krimeve mbi të pafajshmit.
“Në solidaritet me popullin palestinez”, është parulla kryesore e marshuesve që kanë vazhduar drejt sheshit Nënë Terezë.