Drejtuesit e revistës franceze “Charlie Hebdo” janë akuzuar për fyerje të Presidentit pasi Presidenti Recep Tayyip Erdogan paraqiti një ankesë penale për një imazh fyes të publikuar në kopertinën e revistës, transmeton Kosova Post.
Bëhet e ditur se është pranuar aktakuza e përgatitur nga Kryeprokuroria e Ankarasë me të cilën janë paditur drejtori i përgjithshëm, kryeredaktori, udhëheqësi i redaksisë dhe karikaturisti i revistës franceze.
Në aktakuzë kërkohet që të pandehurit të dënohen për fyerjen e Presidentit.trt