Prekë Kodra, i dyshuar për plan vrasjeje ndaj kryeministrit kosovar, Albin Kurti, ka folur sonte edhe për deputetin e LDK-së, Driton Selmanajn, ku me të cilin shoqëroheshin në një fotografi që qarkullonte në media.
Ai në t7 u shpreh se ndihet keq për Selmanajn, që sipas tij as emrin nuk ia kishte ditur madje s’ka qenë në dijeni as që është deputet, përcjell klankosova.tv.
”Më vjen shumë keq për atë person se është figurë e keni marrë nëpër gojë, t’u e lidh me mu. Çdo gjë është kot këtu. Kam qenë në Kosovë me gjithë një nip temin dhe me një person, mik të nipit tem që nusja e tij shkon në Zvicër”.
”Kemi shku në Kosovë, jena ftu për një darkë dhe e kemi gjetë atë person aty, deri vonë fare nuk e kom ditë që ka qenë deputet. Kena hanger dhe kemi pi, kemi ndejt 2 apo 3 orë”.
”Unë në jetën time nuk e kam parë asnjëherë vetëm atë ditë. As emrin nuk ia di. Tash ia kom mësu emrin. Ai është burrë i nderum dhe zotëri. Nuk është se kom ndejt shumë me të që me ia mbajt emrin në mend”, ka deklaruar ai.