Albin Kurti së bashku me ekipin e tij mbrëmë shpalosën ofertën e Lëvizjes Vetëvendosje dhe listës së Vjosa Osmanit” për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.
Pjesë e “DebatPernime” përballë Jeta Xharrës përveç Albin Kurtit ishin edhe Glauk Konjufca, Arben Vitia, Hekuran Murati, Albulena Haxhiu, Arbërie Nagavci, Fitore Pacolli, Jeta Statovci, Mimoza Kusari dhe Rozeta Hajdari.
Në një debat që zgjati më shumë se 2 orë, Albin Kurti dhe ekipi i tij shpalosën planet për luftimin e korrupsionit, depolitizimin e ndërmarrjeve publike, sundimin e ligjit, vetingun në gjyqësor, programin për shëndetësinë, politikat sociale dhe tema të tjera.