Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Kosovë presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta sot qysh në mëngjes ka takuar kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Haradinaj i ka uruar presidentit Meta Festën e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, ndërkaq ky i fundit e ka uruar mbajtjen e zgjedhjeve siç ka thënë ai më demokratiket në botë.
Haradinaj e Meta nuk janë prononcuar për medie.Meta më pas do të takohet edhe me kreun e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe atë të PDK-së, Memli Krasniqi.