Liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kanë marrë pjesë në një drekë pune pas Samitit të Procesit të “Brdo-Brijumit”, të mbajtur në Slloveni.
Në tryezën pas Samitit, ka munguar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, mori pjesë në një drekë pune pas Samitit të Procesit të Brdo-Brijumit”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të presidentit malazez në Facebook, ndërsa janë publikuar edhe disa fotografi.
Takimi i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor brenda procesit “Brdo-Brijun” u zhvillua në një atmosferë të tensionuar në fillim, me këmbimin e disa replikave ndërmjet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e anëtarit boshnjak të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Shefik Gjaferoviq me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.