Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Reagon Vuçiqi për Rezolutën e Srebrenicës

    Vuçiq pretendon se ka informacione për vendimin e Speciales: Thaçi lirohet nga akuzat për kríme ndaj serbëve

    Aktakúza ndaj Shehollit, “Jam nga BIA, duhet të vini në Beograd ose keq për ju” – Rashiq rrëfen telefonatat ndaj bashkëpunëtorëve

    Aktakúza ndaj Shehollit, “Jam nga BIA, duhet të vini në Beograd ose keq për ju” – Rashiq rrëfen telefonatat ndaj bashkëpunëtorëve

    VLEN i reagon Osmanit: Të japë përgjigje për vitet e kaluara nëpër postet më të larta shtetërore

    VLEN: Dënojmë fuqishëm glorifikimin e kríminelëve të lúftës

    Ushtria izr@elite kryen su*lme të reja ajrore në G@za, vazhdon me shkeljen e armëpushimit

    Izr@eli thotë se kreu súlm ajror në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor

    Reagime për mundësinë që krímineli Mlladiq të v@rroset me nderime në Serbi

    Reagime për mundësinë që krímineli Mlladiq të v@rroset me nderime në Serbi

    Kusari-Lila: Kjo legjislaturë më e suksesshmja nga të gjitha të mëparshmet

    Kusari-Lila uron sportistët kosovarë për tri medaljet e bronzta në Taranto

    Tre gjeneralë të rinj në FSK, Haxhiu: Urime dhe suksese

    Tre gjeneralë të rinj në FSK, Haxhiu: Urime dhe suksese

    Kamenica përfiton 500 mijë euro për banim social

    Kamenica përfiton 500 mijë euro për banim social

    Akil Gjakova fiton medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare `Taranto 2026`

    Akil Gjakova fiton medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare `Taranto 2026`

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

NATO me udhëheqje të re: Lidhjet e Mark Ruttes me Kosovën ndër vite

21 Qershor 2024, 10:08
në Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Te kryeministri i Holandës, Mark Rutte, autoritetet në Kosovë shohin një partner me të cilin mund të bisedojnë për një gamë të gjerë çështjesh nga avancimi i vendit në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian deri te siguria dhe stabiliteti afatgjatë.

Në krye të Qeverisë holandeze nga viti 2010, Rutte pritet të konfirmohet në pozitën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s brenda ditësh.

Vizitën e fundit në Kosovë e zhvilloi korrikun e kaluar, kur së bashku me homologun e atëhershëm nga Luksemburgu, Xavier Bettel, i bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i ulnin tensionet dhe t’i ktheheshin dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Tensionet mes dy vendeve ishin në kulm, pasi në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, pushtetin e morën kryetarët e zgjedhur shqiptarë.

“U bëjmë thirrje të dyja palëve që të marrin pjesë në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian, ta shtensionojnë situatën dhe përfundimisht t’i normalizojnë marrëdhëniet”, shkroi Rutte atëkohë në platformën X.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cilësoi takimin me dy udhëheqësit evropianë si mundësi për të diskutuar “përpjekjet për forcimin e bashkëpunimit, avancimin në rrugën drejt BE-së dhe përkushtimin e përbashkët për paqen, sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë në kontinent”.

Holanda ishte në mesin e shteteve që e njohën pavarësinë e Kosovës brenda muajit të parë pas shpalljes, më 2008. Atëkohë kryeministër ishte Jan Peter Balkenende.

Rutte mori detyrën e kryeministrit mbi dy vjet më vonë – në tetor të 2010-ës.

Në dhjetor të 2013-ës, ai priti në zyrën e tij presidenten e atëhershme të Kosovës, Atifete Jahjaga, së cilës i shprehu mbështetjen e Holandës për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit mes Kosovës dhe BE-së.

Kjo marrëveshje – e para kontraktuale mes dy palëve – u nënshkrua në vitin 2015.

Qeveria e Ruttes, për një periudhë të caktuar, ishte kundërshtare e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, së bashku me atë të Francës.

Një qëndrim i tillë i nxiti dhjetëra deputetë të Parlamentit Evropian t’i shkruanin letër Ruttes dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron, në vitin 2020, për t’iu kërkuar dritën jeshile për lëvizjen e lirë të kosovarëve.

Nga ajo kohë, procesi kaloi në disa faza dhe vizat u hoqën nga 1 janari i këtij viti.

Presidentja e Kosovës, Osmani, takoi për herë të fundit Rutten këtë javë, në margjina të një samiti për paqen në Ukrainë, që u mbajt në Zvicër.

“Samiti ishte një mundësi e shkëlqyer për të biseduar me kryeministrin holandez, Mark Rutte, për rëndësinë e së ardhmes euroatlantike të Kosovës”, shkroi Osmani në X.

Këta dy udhëheqës u takuan edhe në samitin e Komunitetit Politik Evropian, i cili u mbajt në tetor të vitit të kaluar në Granadë të Spanjës.

Osmani tha se në atë takim është folur për situatën e sigurisë në Kosovë, pas sulmit të armatosur të një grupi serbësh në pjesën veriore të vendit.

Në 2021-shin, ata patën një shkëmbim edhe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me ç’rast Osmani tha se është mirënjohëse për “mbështetjen dhe bashkëpunimin” e Ruttes.

Si e arriti Rutte majën e NATO-s?

Sekretarët e përgjithshëm të NATO-s zgjidhen me konsensus nga të 32 vendet anëtare.

Ruttes iu hap rruga pasi vende si Hungaria, Sllovakia dhe Rumania – përkundër hezitimeve fillestare – dhanë dritën jeshile.

Për pozitën u përfolën edhe emra të tjerë, si ai i presidentit rumun, Klaus Iohannis, apo i kryeministres estoneze, Kaja Kallas, por nuk shkuan përpara.

Rutte pritet ta marrë zyrtarisht detyrën më 1 tetor, nga shefi i deritashëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Rutte, 57 vjeç, është aleat i Ukrainës dhe kritik i ashpër i presidentit rus, Vladimir Putin.

Ai ka qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të ndihmës ushtarake evropiane për Ukrainën, prej se Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të saj në vitin 2022.

Mundja në fushëbetejë e Rusisë është jetike për të siguruar paqen në Evropë, thotë Rutte.

Nën udhëheqjen e tij, Holanda i ka rritur shpenzimet e mbrojtjes në më shumë se 2% të bruto prodhimit të brendshëm – prag ky që u kërkohet të gjitha vendeve anëtare të NATO-s.

Rutte do të tërhiqet zyrtarisht nga pozita e kryeministrit kur Qeveria holandeze e krahut të djathtë ta zëvendësojë koalicionin e tij të qendrës së djathtë – me gjasë brenda disa javësh.

Rutte, fillimisht, ka lënë të kuptohet se mund t’i pëlqejë të ligjërojë pas politikës, por, më pas, ka përmendur luftën në Ukrainë si arsye përse ka kërkuar një post ndërkombëtar.

Stoltenberg tha këtë javë se Rutte është një kandidat “shumë i fortë” për ta zëvendësuar atë.

Nën Stoltenbergun, i cili mori detyrën e shefit të NATO-s në vitin 2014, aleanca ushtarake u zgjerua me katër anëtarë të rinj: Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Finlandën dhe Suedinë, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Nën udhëheqjen e tij, NATO-ja përforcoi edhe misionin e saj paqeruajtës në Kosovë vitin e kaluar, pas rritjes së tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe, ndërsa Asambleja Parlamentare e aleancës miratoi avancimin e statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar.

Etiketat: kosovaMark RutteNATO
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Frikë nga Rusia? NATO kërkon 40.000 ushtarë shtesë nga Gjermania

Frikë nga Rusia? NATO kërkon 40.000 ushtarë shtesë nga Gjermania

1 vit më parë
Rohde: Politikanët në Kosovë duhet të vendosin shtetin të parin, pastaj partinë

Rohde: Politikanët në Kosovë duhet të vendosin shtetin të parin, pastaj partinë

1 vit më parë
Begaj: Investimet në mbrojtje dhe siguri, domosdoshmëri strategjike

Begaj: Investimet në mbrojtje dhe siguri, domosdoshmëri strategjike

1 vit më parë
Nis zyrtarisht stërvitja shumëkombëshe `Defender Europe ‘25`

Nis zyrtarisht stërvitja shumëkombëshe `Defender Europe ‘25`

1 vit më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH