Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas tërmetit shkatërrues në Haiti nga i cili kanë mbetur të vdekur mijëra njerëz.
“Zemra ime është me njerëzit e Haitit në këtë kohë të vështirë. Raportet për tërmetin dhe numrin e të vdekurve janë shkatërruese. Mendimet dhe lutjet tona janë me njerëzit e Haitit, veçanërisht me ata që kanë humbur të dashurit e tyre”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Zyrtarët në Haiti kanë konfirmuar se të paktën 1 mijë e 297 persona kanë vdekur si pasojë e tërmetit me magnitudë 7.2 të shkallës Rihter që goditi vendin e Karaibeve.
Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimin për të mbijetuar, derisa shumë shtëpi, kisha e shkolla janë të rrafshuara.