Nëpërmjet një komunikate për media, Zyra e Presidentes Vjosa Osmani, ka njoftuar se ajo do t’i vazhdojë udhëtimet e saj zyrtare, transmeton Kosova Post.
Kësaj radhe, ajo për destinacion do ta ketë Kanadanë, për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Hakifax.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Kanada ku do të flasë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax. Gjatë qëndrimit në Kanada, Presidentja Osmani do të realizojë takime me zyrtarë të lartë kanadez dhe përfaqësues të shteteve tjera”, thuhet në komunikatë.
Presidentja pritet që ta shfrytëzojë maksimalisht këtë vizitë, ndërsa pret të takohet edhe me liderë të tjerë botëror./KosovaPost/