Prishtina është finalistja e parë e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Prishtina në gjysmëfinale, të premten pasdite në Istog, e mposhti Ferizajn me rezultatin 29:21. 17:13 në të mirë të Prishtinës ishte rezultati pas pjesës së parë.
Alma Nivokazi dhe Ivana Bojoviq me nga 7 gola udhëhoqën Prishtinën. Te Ferizaj u dallua Albulena Kelmendi me 11 gola.