Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimet se ka sulmuar fizikisht babain e tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.