Një person ka marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 12:40 në Rrugën “Luan Haradinaj”, në Prishtinë.
“Sot rreth orës 12:40 ne rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor.Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në raport.